30.01.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Padia civile në procesin penal”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 30 janar 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë “Padia civile në procesin penal. Afati për legjitimin e paditësit civil. Sigurimi i padisë civile në procesin penal sipas nenit 63 të Kodit të Procedurës Penale, dallimi me sigurimin e padisë sipas nenit 202 të Kodit të Procedurës Civile. Heqja dorë nga gjykimi i padisë civile sipas parashikimit në nenin 64 të Kodit të Procedurës Penale dhe dallimet me të drejtën e heqjes dorë sipas nenit 201 të Kodit të Procedurës Civile. Praktika gjyqësore lidhur me zbatimin e nenit 64 të Kodit të Procedurës Penale. Efektet e vendimit të pushimit të çështjes/pafajësisë mbi padinë civile në procesin penal. Legjitimiteti i avokatit të shtetit për të ngritur padi në procesin penal.”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Saida Dollani, Margarita Buhali

Lehtësuese: Thomaidha Roça

Qëllimi i këtij trajnimi është: Të ofrojë një kuptim të thelluar mbi padinë civile në procesin penal, nëpërmjet identifikimit të problemeve praktike dhe sfidave që hasen në zbatimin e parashikimeve ligjore në fuqi. Qëllimi është të forcohet aftësia e pjesëmarrësve për të menaxhuar në mënyrë efektive çështjet civile që lindin nga apo lidhen me fakte penale, duke përmirësuar kështu praktikën gjyqësore dhe rezultatin e drejtësisë në këto raste.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Padia civile në procesin penal; 
  • Afati për legjitimin e paditësit civil; 
  • Heqja dorë nga gjykimi i padisë civile sipas parashikimit në nenin 64 të Kodit të Procedurës Penale dhe dallimet me të drejtën e heqjes dorë sipas nenit 201 të Kodit të Procedurës Civile;
  • Efektet e vendimit të pushimit të çështjes/pafajësisë mbi padinë civile në procesin penal;
  • Vështrim krahasues midis rregullave të gjykimit të padisë civile në procesin penal dhe padisë të ngritur për të njëjtin shkak në gjykatën civile. Probleme të praktikes gjyqësore;
  • Jurisprudenca e GJEDNJ-së mbi problematikat e padisë civile në procesin penal dhe të padisë civile si rrjedhojë e një fakti penal;

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.

QUIZ: https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/pyetesor-padia-civile-30-janar-2025/